Flash

Ministria e Shëndetësisë merr masa për përballimin e motit të ftohtë

Lapsi.al 3 January 2019
Ministria e Shëndetësisë merr masa për përballimin e

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e shëndetësisë për përballimin e emergjencave të mundshme gjatë ditëve me mot të ftohtë.

Ekipet e përforcuara të Urgjencës Kombëtare do të jenë në gadishmëri të përforcuar, me personel shtesë edhe pas ditëve të festave, me shërbimin e urgjencës në territor dhe Njësinë e Helikopterëve 24/7.

Manastirliu tha se spitalet janë në gadishmëri për çdo situatë kritike që lidhet me motin e ftohtë që ka përfshirë vendin tonë.

“Të gjitha qendrat shëndetësore që rrezikojnë bllokimin nga moti i keq, janë pajisur me barna dhe materiale mjekësore shtesë për të përballuar të gjithë periudhën e dimrit. Janë 92 qendra shëndetësore nga veriu në jug të vendit të pajisura me medikamentet e nevojshme për sezonin e dimrit. Në Tiranë vijon shërbimi 24/7 në katër qendra shëndetësore për urgjencat pediatrike dhe përforcim me mjekë në Pediatrinë e QSUT-së”- tha ministrja e Shëndetesisë.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik vijon informimin e qytetarëve për masat për të përballuar të ftohtin. ISHP rekomandon qëndrimin në ambjente të ngrohta me temperaturë jo më të lartë se 21-23 gradë celsius, të cilat duhet të ajrohen disa herë në ditë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqëndrimin e mikrobeve në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 127 dhe të ndjekin këshillat e ekspertëve të shëndetit publik për të mbrojtur shëndetin nga i ftohti dhe ngricat.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI