Flash

Mbyllja e basteve, Rama ironizon me këtë VIDEO

Lapsi.al 3 January 2019
Mbyllja e basteve, Rama ironizon me këtë VIDEO

Videomesazhi i parë i Kryeministrit për vitin 2019 lidhet me lojërat e fatit. Në pak sekonda të shoqëruar dhe me këngën hit të Flori Mumajesit me titull "Plas", shefi i qeverisë ka dashur të tregojë se tashmë koha kur të rinjtë dhe kryefamiljarët e kalonin kohën në këto ambjente ka marrë fund.

Që prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit.

Policia ka nisur kontrolle për të verifikuar zbatueshmërinë e ligjit. Efektivë të policisë vijojnë të kontrollojnë objektet që më parë kanë shërbyer për këtë aktivitet.

Mësohet se deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i vijimit të aktivitetit nga ana e këtyre subjekteve.

Ndërkohë, shumë prej ambjenteve që kanë shërbyer para 1 janarit si të tilla, pronarët kanë nxjerrë njoftime për mbyllje të aktivitetit dhe në disa të tjera kërkohet dhënia me qira.

Shumica e tyre kanë vijuar aktivitetin si bar cafe.

Të këshilluara

Viti 2019, të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u

Në vendimet e pritshme kyçe janë zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm dhe emërimi i anëtarëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...

18:23

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI