Flash

Historike/ Sonda kineze 'Chang'e 4' zbarkon në anën e errët të Hënës

Lapsi.al 3 January 2019
Historike/ Sonda kineze 'Chang'e 4' zbarkon në anën e

Të enjten, sonda kineze "Chang'e 4" mbërriti në anën e pasme të Hënës, duke u bërë anija e parë kozmike që kryen zbritjen e butë në pjesën e paeksploruar të Hënës, që nuk shikohet kurrë nga Toka.

Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës shpalli që sonda, e përbërë nga një zbritës dhe një rover, u ul në vendin e paracaktuar të anës së largët të Hënës në orën 10:26 paradite sipas orës së Pekinit.

Me ndihmën e satelitit transmetues "Queqiao", sonda "Chang'e 4" ka dërguar një fotografi të anës së pasme të Hënës, gjë që simbolizon hapjen e një faqeje të re në eksplorimin e satelitit të vetëm të Tokës.

Terreni i anës së pasme të Hënës është i thyer, plot me male të larta, kratere dhe kodra. Nuk ka imazh të saktë të terrenit për referencë, kështu që kishte shumë vështirësi dhe pasiguri për uljen e sondës "Chang'e 4". Për të zgjidhur këto çështje, shkencëtarët kineze kanë bërë përmirësimet përkatëse për "Chang'e 4". Tani sonda kineze do të mbledhë në mënyrë të gjithanshme informacione mbi Hënën, si parametra gjeologjike, burimet etj., që të plotësojë njohuritë e njerëzve për satelitin e Tokës.

Që nga viti 2007, Kina ka lëshuar gjithsej katër sonda hënore. Tre të para kanë realizuar me radhë rrotullimin rreth Hënës dhe zbritjen në Hënë dhe kanë kryer misionin e tyre, si skicimi i pamjes së Hënës, fotografimi 3-dimensional i saj, zbulimi i elementeve kimike në sipërfaqen e Hënës etj.

Babai i teorisë hapësinore, shkencëtari rus Konstantin Tsiolkovski, ka thënë që "Toka është vatra e njeriut, por njeriu nuk do të jetojë përgjithmonë në vatrën e tij."

Nga kjo pikëpamje, Hëna është hapi i parë i njeriut për të kërkuar një strehë në hapësirën kozmike. "Chang'e 4" është përpjekja e fundit e njeriut për të hedhur këtë hap dhe ndihmesa më e fundit e Kinës për ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit./Wang Xianya, CRI

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI