Flash

Gent Cakaj nxiton të bëhet ministër? Ç'ndodhi me Twitterin e tij...

Lapsi.al 3 January 2019
Gent Cakaj nxiton të bëhet ministër? Ç'ndodhi me

Gent Cakaj, i propozuar nga kryeministri i vendit si ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme duket se mezi po pret të marrë këtë post.

Ndonëse paraardhërsi i tij në këtë detyrë, Ditmir Bushati mban ende të shkruar në profilin e tij në Twitter statusin si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë,  në një profil që mban emrin e Cakajt (i cili nuk është  dekretuar ende nga Presidenti për postin e pretenduar), është shkruar e njëjta gjë. Për një çast Shqipëria kishte dy ministra në të njëjtin pozicion.

Më pas, postimi është fshirë menjëherë nga profili që mbran emrin e tij në Twitter.

Burime pranë Cakajt, pas këtij incidenti, kanë bërë të ditur për Lapsi.al se profili në fjalë është i rremë dhe se e kanë raportuar tashmë atë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI