Flash

Dilemat e Flamurtarit edhe për datën e nisjes në Turqi: e vetmja siguri që pagesat nuk janë bërë ende

Lapsi.al 3 January 2019
Dilemat e Flamurtarit edhe për datën e nisjes në Turqi: e vetmja

Ndihet qartë një atmosferë e tensionuar tek Flamurtari, e kjo jo vetëm tek futbollistët. Lojtarët kanë cdo gjë të paqartë, përvec faktit se në llogaritë e tyre bankare ende nuk ka kaluar asnjë pagë, nga ato që klubi i detyrohet, praktikisht nga fillimi i sezonit.

Paqartësitë e Flamurtarit vijojnë edhe në vitin e ri e nisin në të gjitha detajet: ajo që në Vlorë e dinë me siguri është vetëm faza përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Fillimisht të njoftuar për tu grumbulluar në datën 4 janar, drejtuesit e klubit e kanë shtyrë me 24 orë grumbullimin pas festave. Përvec kësaj, klubi ende nuk ka sigurinë për sa ditë do të stërvitet në Vlorë, përpara se të niset drejt Turqisë për fazën përgatitore.

Ajo që lojtarët do të donin të dinin me saktësi është zgjidhja e situatës financiare, piëkrisht në kohën kur futbollistët kanë kërkuar garancitë përpara nisjes për në fazën përgatitore. Premtimi është bërë, ashtu si edhe premtimi për dy përforcime kualitative për teknikun Ilir Daja në janar, por deri tani mbeten tek premtimet.

Në fakt, nuk është destinacion i ri Antalia, ashtu si kuqezinjtë kanë bërë edhe në vitet e kaluara, por edhe nisja për fazën përgatitore ka mbetur në dilemë, nëse do të jetë në 6 apo 7 janar. Sipas burimeve brenda klubitm gjatë qendrimit në Turqi, skuadra pritet të zhvillojë minimalisht dy ndeshje miqësore, edhe këto të papërcaktuara, e duke ia lënë fatit në dorë, duke shpresuar se edhe skuadra të tjera që zhvillojnë përgatitjet aty do të jenë po kaq të corganizuar sa Flamurtari.

Të këshilluara

Video/ Rashford siguron fitoren e United

Manchester United shënon edhe golin e dytë në transfertën me Neëcastle, duke siguruar kështu tre pikët e radhës, kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfund...

22:43

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI