Flash

Detajet se romanca mes Gigi dhe Zayn ka përfunduar

Lapsi.al 3 January 2019
Detajet se romanca mes Gigi dhe Zayn ka përfunduar

Ndoshta nuk e kishit vënë re, por Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk janë parë pranë njëri-tjetrit që prej muajit nëntor. Dhe thashethemet se çifti është ndarë sërish kanë nisur prej pak kohës.

E gjitha nisi pas mungesës së prezencës së tyre në profilet e rrjeteve sociale të njëri-tjetrit, si dhe nuk janë fotografuar bashkë prej  disa muajsh.

Një burim tha se këngëtari dhe modelja mendojnë se qëndrimi larg njëri-tjetrit është gjëja më e mirë që mund të bëjnë për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.

“Të dy janë fokusuar tek vetja dhe karriera e tyre. Zayn ka qenë në studio duke regjistruar këngë të reja dhe duke punuar për albumin e ri. Ndërsa Gigi është përqendruar tek vetja”, tha burimi.

Gigi publikoi disa foto në Instagram gjatë festave, por në asnjërën prej tyre nuk shfaqej këngëtari.

Herën e fundit që 23-vjeçarja publikoi diçka nga lidhja me Zayn ishte më 21 tetor.

Ndërsa në Instagram-in e këngëtarit nuk ka asnjë foto të supermodeles dhe ai nuk e ndjek në rrjetin social.

Gigi dhe Zayn u lidhën në nëntor të 2015-s, pak pas ndarjes së këngëtarit me të fejuarën Perrie Edëards, si edhe ndarjes së modeles nga Joe Jonas.

Pas dy vitesh të lumtura, çifti konfirmoi ndarjen në mars të 2018-s pas disa javësh spekulime, por u lidhën sërish në qershor.

Të këshilluara

Ricky Martin, baba për herë të tretë

Ricky Martin është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka njoftuar vetë këngëtari në Instagram. “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se jemi bërë prindër të nj...

13:14

Personazhet që u bënë prindër në 2018

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë më 8 Tetor 2018. Dyshja u bë...

16:37

2019 nis me ribashkim për Majk (Foto)

Ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me ish-partneren pas divorcit, sidomos për takimin me djalin e tyre. Majk shpesh është shprehur që nuk lejohet të takojë dj...

15:16

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI