Manchester United merr një tjetër fitore në transfertën e Newcastle United, duke i cuar në katër, në po aq ndeshje sukseset e Djajve të Kuq që kur Ole Gunnar Solskjaer është ulur në pankinë. Në një ndeshje të ekuilibruar, kanë vendosur episodet dhe një gabim i portierit Dubravka, që lejoi Lukakun të shënonte golin që i hapi rrugën fitores.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/j6/J603.mp4
Për të kompletuar misionin e teknikut norvegjez, që po bën të ëndërrojë Old Trafford, mendoi Marcus Rashford, që shënoi edhe golin e dytë, duke e ngjitur skuadrën me 38 pikë në vendin e gjashtë, vetëm 3 pikë nga Arsenal dhe gjashtë larg zonës Champions që mbahet nga Chelsea.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/3d/3dpz.mp4
Në pritje të përplasjes së kreut të Premier League mes Manchester City e Liverpool, humbet pikë të rëndësishme në luftën për një vend në Champions League Chelsea i Maurizio Sarri. Në Stamford Bridge londinezët bllokohen nga një Southampton i rrezikshëm dhe portieri i tyre debutues, Angus Gunn, në një barazim pa gola. Një ndeshje të cilën londinezët nuk e përkthyen dominimin territorial (71 perqind) në rrezikshmëri para portës.
Në pjesën e parë rastin më të mirë e kishte Hazard, por goditja e tij u devijua nga Gunn. Edhe në të dytën është belgu njeriu më i rrezikshëm i Bluve, por portieri 22 vjecar reagoi në mënyrën e duhur. 20’ minuta nga fundi Chelsea gjeti avantazhin me Morata, por arbitrie anulloi për pozicion jashtë loje, duke shkaktuar protestat e bluve, që kishin rezerva edhe për një shtyrje n zonë ndaj Marco Alonso. Chelsea mbetet në vendin e katërt, por Arsenal, tani është vetëm - 3.
England - Premier League
AFC Bournemouth 3 - 3 Watford
Chelsea 0 - 0 Southampton
Huddersfield Town 1 - 2 Burnley
West Ham United 2 - 2 Brighton & Hove Albion
Wolverhampton Wanderers 0 - 2 Crystal Palace
Newcastle United 0 - 2 Manchester United