Flash

Schumacher, mesazhi i bashkëshortes në vigjilje të 50 vjetorit: "Po bëjmë gjithcka për ta ndihmuar"

Lapsi.al 2 January 2019
Schumacher, mesazhi i bashkëshortes në vigjilje të 50 vjetorit:

Në vigjilje të ditëlindjes së Michael Schumacher, që nesër do të mbushë 50 vjec, e shoqja Corinna ka publikuar një komunikatë në faqen zyrtare në Facebook të ish-pilotit gjerman: "Ai është në duart më të mira të mundshme dhe po bëjmë cdo gjë që njerzit kanë në dorë të bëjnë për ta ndihmuar. Ju kërkoj të respektoni privatësinë tonë për një argument kaq delikat si shëndeti, gjë që e ka dashur gjithnjë edhe Michael".

Pikërisht kujdesi kaq rigoroz për të mos dhënë informacione mbi gjendjen e Schumi, ende në përpjekje të rikuperojë nga incidenti me ski në 29 dhjetor 2013, e bën komunikatën të rëndësishme: "Michael duhet të jetë krenar për atë që ka bërë dhe ne jemi gjithashtu - shkruhet aty -, ja përse duam të kujtojmë sukseset e tij përmes publikimit të një aplikacioni të ri, që do të dalë nesër. Bashkë me kujtimet që do të publikojmë në mediat sociale zyrtare edhe punën e Fondacionit "Keep Fighting" si një mënyrë për të vendosur drejtësi e për të festuar fitoret dhe rekordet e tij. Kjo është një dhuratë e vogël për të gjithë, ju falenderojmë për afërsinë që tregonidhe i'u urojmë një 2019 të lumtur".

Të këshilluara

Video/ Pokerin e Arsenal e fikson Aubameyang

Spektakël në Emirates në derbin e Londrës me Arsenal që shënon edhe golin e katërt. Pierre Emerick Aubameyang ka shënuar në minutën e 83 golin që vulos përfundi...

17:50

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI