Flash

FIFA/ Boban tregon ndryshimet që do të pësojë Botërori për Klube

Lapsi.al 2 January 2019
FIFA/ Boban tregon ndryshimet që do të pësojë Botërori

"Botërori i Klubeve? Po punojmë për ta modifikuar, Fifa ka disa detyrime dhe detyra: duhet të mendojë për klubet sepse janë baza e të gjithë sistemit". Kështu, ka paralajmëruar ndryshimet në kompeticion Zvonimir Boban, ish-kapiteni i Kroacisë e tani zv/sekretar i përgjithshëm i Fifa, në Globe Soccer në Dubai.

"Idea është për një kompticion që do të luhet cdo katër vjet, me 8 grupe nga tre skuadra e do të zhvillohet në një vend ndryshe nga ai i Botërorit ", ka shtuar ai. "Kam folur me trajnerë e futbollistë, që kanë kërkuar të mos rritet numri i ndeshjeve. Duke e organizuar këtë turne cdo katër vjet do të ishte mundësia për ta përshtatur më mirë sipas sezonit", ka thënë Boban.

Ish-kapiteni i Kroacisë është ndalur të flasë edhe për arritjen e madhe të bashkëkombasve të tij në Rusi 2018 e në vecanti ka vlerësuar aftësitë e Topit të Artë, Luka Modric: "I treguam gjithë botës talentin tonë, kurajën e jam krenar që këto kualitete u shfaqën në Botëror. Modric është një lojtar i jashtëzakonshëm, i bën shokët lojtarë më të mirë. Është një lojtar i rrallë, si ai është Pjanic që ka aftësi të ngjashme. Por sot janë shumë pak lojtarë të tillë ", përfundoi Boban.

Të këshilluara

Video/ Pokerin e Arsenal e fikson Aubameyang

Spektakël në Emirates në derbin e Londrës me Arsenal që shënon edhe golin e katërt. Pierre Emerick Aubameyang ka shënuar në minutën e 83 golin që vulos përfundi...

17:50

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI