Flash

Emigrantët mësyjnë kufirin amerikan natën e Vitit të Ri, zmbrampsen me gaz lotsjellës

Lapsi.al 2 January 2019
Emigrantët mësyjnë kufirin amerikan natën e Vitit të

Autoritetet e SHBA-së hodhën gaz lotsjellës në kufirin me Meksikën gjatë orëve të para të vitit të ri për të larguar rreth 150 emigrantë që u përpoqën të shkelin gardhin kufitar në Tijuanë.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, thanë në një deklaratë të martën më vonë, se gazi ishte përdorur për të shënjestruar hedhësit e gurëve po jo emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin, njofton AP.

"Asnjë zyrtar i sigurisë nuk ka dëshmuar se ndonjë emigrant, duke përfshirë fëmijët, kanë përjetuar efektet e agjentëve kimikë, të cilët kishin në shënjestër hedhësit e gurëve që ishin më larg", thuhet në deklaratë, njofton REL.

Mëgjithatë, një fotograf i agjencisë Associated Press, pa të paktën tre gazlotsjellës të hedhur në anën meksikane të kufirit, pranë plazhit të Tijuana, që prekën emigrantët, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, si dhe gazetarët. AP shkruan se gurët u hodhën vetëm pasi agjentët e SHBA-së qëlluan me gaz lotsjellës.

Agjencia tha se 25 emigrantë u arrestuan ndërsa të tjerët u zvarritën në Meksikë përmes një vrime nën gardh.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI