Flash

Dalin detaje për vrasjen e trefishtë në Elbasan

Lapsi.al 2 January 2019
Dalin detaje për vrasjen e trefishtë në Elbasan

Kanë kaluar tre ditë që nga vrasja e trefishtë në Elbasan. Policia ende nuk ka një emër të dyshuar si organizator të këtij atentati.

Objektiv i atentatit ishte Endrit Alibej, por për fat të keq të vrarë mbetën dhe daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk, Erdal Durunay.

Dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë dhe se kanë mirëmenduar mënyrën se si do të arratiseshin pas ngjarjes.

Burime nga Policia e Elbasanit thanë për Report TV se ka dyshime që dy automjete janë përdorur në këtë atentat. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qënë në Shqipëri si dhe në datën 29 dhjetor, ditë kur u bë atentati.

Autorët që do të bënin ekzekutmin sipas të dhënave të Policisë mësohet se kanë qenë 3, ata kanë lëvizur me makinën tjetër.

5 persona mësohet të kenë marrë pjesë në atentat, duke filluar që nga ndjekja, te vrasja dhe më pas largimi i autorëve.

Por ndryshe nga vrasjet e tjera mënyra e arratisjes së autorëve duket e mirëorganizuar. Ata nuk dogjën makinën me të cilën bënë atentatin por dyshohet se pikërisht me atë automjet janë larguar dhe e kanë fshehur në rrethinat e Elbasanit. As armët me të cilën u kryen vrasjen nuk janë gjetur, çka tregon se autorët kishin planin e arratisjes pa u pikasur nga Policia.

Pas vrasjes atentatorët dyshohet se janë ndihmuar nga një grup kriminal në Elbasan me influencë në zonë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga uniformat blu.

Pavarësisht kontrolleve të Policisë, nuk është gjetur asnjë gjurmë e atentatorëve dhe kjo shton dyshimet e bashkëpunimit të tyre me një grup të fuqishëm në zonën e Elbasanit.

Hetimet për këto vrasje janë shtrirë edhe jashtë Shqipërisë. Endrit Alibej dyshohet se u ekzekutua për shkak të prishjes së pazareve për kokainën.

Konflikti e ka gjenezën jashtë Shqipërisë, por autorët zgjodhën Elbasanin për të kryer ekzekutimin. Endrit Alibej është arrestuar në 2013 në Itali me një sasi kokaine, vlera e të cilës shkonte 10 milionë euro.

Të këshilluara

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

Nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo në Athinë, janë arratisur dy shqiptarë, Elvis K. dhe Leonard P. Dy shqiptarët janë dënuar për shkak të grabitjeve ...

11:08

BE në Ballkan - Edhe një vit i humbur?

Para 15 vitesh 6 vende të Ballkanit morën me "premtimin e Selanikut" edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE. Por viti që po mbaron solli një sërë ...

23:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI