Flash

Britaniku fiton 127 milionë euro me xhekpotin e Vitit të Ri

Lapsi.al 2 January 2019
Britaniku fiton 127 milionë euro me xhekpotin e Vitit të Ri

Një britanik me fat, ka fituar çmimin jackpot të Vitit të Ri të lotarisë Euro Millions. 2019 nisi për të me 115 milionë paund më shumë (mbi 127 milionë euro).

Përveç fituesit të jackpotit, edhe 10 persona të tjerë kanë qenë fatlum, pasi kanë fituar nga 1 milionë paund secili. Numrat fitues të EuroMillions ishin 01, 08, 11, 25, 28 dhe numrat fitues EuroMillions Lucky Star ishin 04 dhe 06.

Ky është çmimi i katërt më i lartë i fituar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndjek fitimin e 76 milionë sterlinash nga një murator nga Lincolnshire muajin e kaluar.

Fitorja më e madhe në një lotari në historinë e Mbretërisë shkoi në vitin 2011 tek bashkëshortët Chris dhe Colin Weir, nga Ayrshire Verior, që fituan jackpotin prej 161 milionë sterlina në EuroMillions.

Të këshilluara

BE në Ballkan - Edhe një vit i humbur?

Para 15 vitesh 6 vende të Ballkanit morën me "premtimin e Selanikut" edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE. Por viti që po mbaron solli një sërë ...

23:59

“The New York Post”: Ç’kemi, Albanian!

Edhe gjuha shqipe do të përfshihet në listën e gjuhëve që do të mësohen në shkollat e qytetit të New Yorkut. Shkolla “PS 105” në Morris Park, në Bronx, do të je...

20:52

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI