Flash

Arrestohen 6 persona në Kukës, ndihmuan serbin të arratisej

Lapsi.al 2 January 2019
Arrestohen 6 persona në Kukës, ndihmuan serbin të arratisej

Pasi ndihmuan një shtetas serb të arratisej prej ambienteve të paraburgimit, policia e Kukësit ka vënë në pranga 6 persona.

2 nga 6 personat e arrestuar mbanin detyrën e oficerit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

"Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm."

Në pranga u vunë dhe një kuksian, dy nga Kosova, një kroat.

K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;

J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;

R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;

F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

"Pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi.

Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës", informon policia.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Të këshilluara

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

Nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo në Athinë, janë arratisur dy shqiptarë, Elvis K. dhe Leonard P. Dy shqiptarët janë dënuar për shkak të grabitjeve ...

11:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI