I mjaftoi vetëm gjysëm ore lojë Tottenham për të fundosur Cardiff dhe për tu pozicionuar në vendin e dytë në pritje të përplasjes së madhe City-Liverpool. Nuk e diskutoi aspak ndeshjen Spurs i favorizuar edhe nga inteligjenca e Pochettino për të rreshtuar në fushë të njëjtën skuadër që doli e mundur në fundin e 2018 kundër Ëolverhampton: skuadër e plagosur, e tërbuar, e aftë të vendoste menjëherë në vështirësi Cardiff, që vinte nga fitorja me përmbysje ndaj.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/V42To2wrlKWbXckhGJTO_01_a653ebe3b403d856878f12e8712ae62a_video_720p_converted.mp4
Për tu zhbllokuar ndeshja duhej edhe pak fat, si ai që pati Harry Kane, që i përgjigjet në duelin për golashënues, golit të Aubameyang, duke e barazuar sërisht në krye të renditjes. Shumë me fat gjithësesi kapiteni i Anglisë që i vuri në presion mbrojtësit uellsian, duke gjetur përplasjen e duhur për të mundur Etheridge në minutën e 3’. Nëntë minuta më pas Eriksen zgjidhi situatën me golin e dytë, i lënë tepër i lirë afër zonës për klasin që zotëron danezi: pasim i Son për mesfushorin dhe një goditje kirurgjike që vrau shpresat e Cardiff.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/15s7S43lQWmV7DXC8NJ3_01_8d66fa91f1b82b7ac2b062f09a5e43c1_video_720p_converted.mp4
Dominimi i Tottenham u konkretizua në të 26’ kur Son mori pasimin e Kane për të lëshuar një diagonale të pakapshme. Cardiff u gjunjëzua, duke lejuar Tottenham të shkojë -6 nga Liverpool e +1 nga City në pritje të ndeshjes së madhe në Etihad Stadium të enjten.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/MMcgJro3bLsN59KfWeFB_01_c2f3f247d83d2fdff4df8b158eeb52cd_video_720p_converted.mp4