Flash

Video/ Arsenal e mbyll me goleadë derbin; shënojnë nga Xhaka tek Ramsey

Lapsi.al 1 January 2019
Video/ Arsenal e mbyll me goleadë derbin; shënojnë nga Xhaka tek

Emocione dhe spektakël në Londra, në derbin mes Arsenal e Fulham, i pari për 2019. Emery e Ranieri u përplasen për herë të parë, pas dueleve në Ligue1 në sezonin e kaluar, por me objektiva të ndryshme: të kthehen në ndjekje të kreut për Topcinjtë, duke harruar shuplakën e marrë nga Liverpool; të dalin nga zona e ftohtë e renditjes për Cottagers të drejtuar nga tekniku italian.

E pikërisht skuadra e Ranierit që pati impaktin më të mirë me ndeshjen, me dy raste të humbura nga Sessegnon. Por pasi kaloi rreziku, kaloi përpara edhe Arsenal: mbrojtja mike harroi Granti Xhakën në zonë, me shqiptarin që filtroi mirë përpara se të dërgonte topin në rrjetën e Ricos.

Pika që ndryshoi inercinë e ndeshjes, duke bërë që përsëri Xhaka, Aubameyang e Lacazette të shkonin pranë golit të dytë në Emirates, objektiv që u realizua pas asist të Aubameyang për Lacazette; kontroll, goditje nga afër dhe goli i shtatë në Premier për francezin në këtë sezon.

Ranieri nuk dorëzohet dhe i jep mundësinë Kamara, që duket lëvizja e duhur, sepse pas vetëm 8 minutash sulmuesi shkurtoi diferencën, duke korigjuar gabimin që bëri për penalltinë e humbur kundër Huddersfield. Vetëm se gjithcka është e kotë, sepse edhe Emery gjen në pankinë lëvizjen e duhur.

Fërshëllimat ishin të gjithë për futjen në fushë të Aaron Ramsey, lojtari që ka bërë të ditur se nuk do të qendrojë më në Londër dhe është një hap larg Juventus. Por uellsiani në minutën e 79 e përmbysi situatën në favor të tij, me golin e shënuar, pikërisht katër minuta para se Aubameyang të vuloste rezultatin me golin e katërt përballë Fulham.

Arsenal vendos kështu në presion Chelsea e Sarri, duke mbajtur vendin e pestë, Fulham mbetet në zonat e ulëta të renditjes, duke shpresuar tashmë vetëm tek ndonjë blerje e re në merkaton e janarit.

Të këshilluara

Video/ Pokerin e Arsenal e fikson Aubameyang

Spektakël në Emirates në derbin e Londrës me Arsenal që shënon edhe golin e katërt. Pierre Emerick Aubameyang ka shënuar në minutën e 83 golin që vulos përfundi...

17:50

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI