Flash

Tërheqja nga Siria, Trump katër muaj kohë për largimin e trupave

Lapsi.al 1 January 2019
Tërheqja nga Siria, Trump katër muaj kohë për largimin e

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dhënë katër muaj kohë Pentagonit, për të mundësuar largimin përfundimtar të 2000 trupave amerikane nga Siria.

Gjatë takimit të zhvilluar në Irak me gjeneralin Gen. Paul J. LaCamera, që kryeson misionin në luftën kundër ISIS, Trump tha se do të duheshin disa muaj për të siguruar një tërheqje të ngadaltë.

Sipas komandatit, kjo është e nevojshme në mënyrë që trupat të jenë të mbrojtura nga çdo rrezik i mundshëm.

“Ne e kemi mundur ISIS-in në Siri, që ishte arsyeja ime e vetme për të qenë atje gjatë Presidencës sime”, shkroi Trump në Twitter.

Menjëherë pas këtij vendimi senatori republikan Lindsey Graham garantoi se presidenti amerikan mbetet i angazhuar në luftën kundër shtetit islamik në Siri, pavarësisht planeve të tij për tërheqjen e trupave nga vendi i trazuar.

Më 19 dhjetor, kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi largimin e rreth 2000 trupave, me argumentin se ISIS-i tashmë është mposhtur.

Por lajmi nuk u prit mirë nga kritikët të cilët e hodhën poshtë këtë pretendim e kembengulën se një lëvizje e tillë mund të çojë në një ringjallje të grupit të dhunshëm ekstremist.

SHBA dhe aleatët e saj kanë bombarduar vendet të cilat ata i quajnë pozicionet e ISIS në Siri që nga shtatori 2014.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI