Flash

Rumania merr Presidencën 6-mujore të Këshillit të BE-së

Lapsi.al 1 January 2019
Rumania merr Presidencën 6-mujore të Këshillit të BE-së

Rumania ka marrë sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Këshillit të Bashkimit Europian. Ka patur polemika për këtë vendim, pasi ky konsiderohet një moment delikat për Europën. Më 29 mars të këtij viti është parashikuar dhe largimi i Britanisë së Madhe nga BE.

Motoja e Rumanisë në këtë drejtim të ri është: “Kohezioni, një vlerë e përbashkët evropiane”.

Për herë të parë ky shtet merr Presidencën e BE-së. Në një intervistë me Die Welt të Gjermanisë më 29 dhjetor, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se “qeveria e Bukureshtit nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE”. Roli “kërkon një gatishmëri për të dëgjuar të tjerët dhe një gatishmëri për të vënë shqetësimet e veta në sfond”, tha Juncker.

Rumania dhe BE nuk janë pajtuar për një rregullim të propozuar të gjyqësorit rumun që BE mendon se është i motivuar politikisht dhe do të minonte luftën e vendit kundër korrupsionit. Një tjetër moment i rëndësishëm për presidencën Rumune janë dhe zgjedhjet për parlamentin e Bashkimit Europian.

Të këshilluara

Viti i Ri pritet me kallash në Kurbin

Ardhja e 2019-ës u prit me të shtëna në Kurbin. Ndryshe nga vitet e tjera në këtë rreth ka pasur më pak fishekzjarre, por që çuditërisht të shtëna me armë janë ...

09:32

Vdes një person në spitalin e Fierit

Familjarët e një 43- vjeçari nga Fieri po kërkojnë ndëshkimin e mjekëve që sipas tyre e lanë pacientin të vdiste për shkak të mosdhënies së ndihmës së duhur. ...

18:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI