Flash

Mesazhi i Kryemadhit për festat e fundvitit: Të gjithë të kontribuojnë për largimin e Ramës

Lapsi.al 1 January 2019
Mesazhi i Kryemadhit për festat e fundvitit: Të gjithë të

Edhe në urimin për festat e fundivitit Monika Kryemadhi gjeti rastin të shpreh pakënaqësitë me kryeministrin me Edi Rama. Kryetarja e LSI shkruan se tashmë është koha që të gjithë të kontribuojnë për largimin e Ramës.

Sipas Kryemadhit ky duhet të jetë viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare.

“Çdo vit meriton një urim në zanafillën e tij.

Qoftë 2019 vit i mbarë dhe i begatë për shqiptarët!

Urimet e politikanëve zakonisht janë pjesë e protokolleve, që nuk lexohen asnjëherë nga fillimi në fund. Ndaj për këtë, sot si nënë, dua t’ju uroj të gjithë familjeve shqiptare; qofshi çdo ditë të vitit, që sapo ka hyrë, të paqtë e të gëzuar, iu realizofshin të gjitha dëshirat dhe ëndrrat fëmijëve tuaj. Si grua dëshiroj sa më shumë integritet e forcë për zonjat dhe vajzat shqiptare, që janë motorri dhe frymëzimi në familje dhe shoqëri. Dhe si politikane, uroj dhe shpresoj që ky vit të jetë i duhuri, për të sjellë më shumë siguri e jetë të mirë për qytetarët shaiptarë.

Shpirti i protestës shoqëroftë çdo ditë të gjithë ata që nuk mund ta durojnë më këtë qeverisje të papërgjegjshme.

Është koha që të gjithë të përpiqemi dhe të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për ti dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë.

Nga mot gëzuar e me Shqipërinë që meritojmë!”

Të këshilluara

“The New York Post”: Ç’kemi, Albanian!

Edhe gjuha shqipe do të përfshihet në listën e gjuhëve që do të mësohen në shkollat e qytetit të New Yorkut. Shkolla “PS 105” në Morris Park, në Bronx, do të je...

20:52

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI