Flash

Më 7 janar rinis protesta e madhe studentore

Lapsi.al 1 January 2019
Më 7 janar rinis protesta e madhe studentore

Protesta e studentëve do të rinisë masivisht më datën 7 Janar. Kështu ka deklaruar studenti Igli Tola i ftuar në Fax News, ku analizoi Paktin për Universitetin që ka propozuar kryeministri Edi Rama.

Sipas studentit Tola shumë nga pikat e kërkuara nga studentët janë lënë evazive dhe nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete. “Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje shteruese dhe propozimi për paktin e universitetit nuk ezauron të gjitha kërkesat tona. Jemi të detyruar që në datë 7 të rinisim protestat.

Është lënë evazive pjesmarrja e studentëve nga 10% në 20% në senatin akademik në universitete. Po ashtu dhe për pëfshirjen e një studenti nën organin drejtues të shtetit ,siç është Bordi i Administrimit.

Ne duhet të kemi një ligj të ri i cili do të hartohet me të gjitha faktorët e impaktit. Duhet hartuar një ligj i ri, i plotë, që ti shërbejë Shqipërisë për brezat e ardhshëm. Ligji për Arsimin e Lartë duhet të shihet në mënyrë thelbësore.”- u shpreh Igli Tola.

Për sa i përket shpresës tek ministrja e re e Arsimit, Tola u shpreh se ajo është shprehur tejet pozitive për ligjin e Arsimit të Lartë, por që gjithsesi shpreson për më të mirën.

Të këshilluara

Zjarr në Tepelenë pranë Ujit të Ftohtë

Kodra afër Ujit të Ftohtë në Tepelenë është përfshirë nga flakët. Deri tani janë djegur 5 hektarë kullotë dhe disa pemë frutore si dardha e arra si edhe lisa...

17:10

Gjendet një femër e vdekur

Një femër është gjetur pa shenja jete dje në mesditë. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë. Vdekjen e femrës e ka konstatuar edhe mjeku. Me vendim të prokurorit trup...

16:17

Publikohet video e Ramës, shfaqet në dush

Kryeministri Edi Rama duket se do të jetë i ftuari i radhës në programin "Xing për Ermalin". Në videon promovuese të episodit pasues të këtij programi, në një s...

16:02

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI