— West Ham United (@WestHamUtd) December 31, 2018Ish-Manchester City nuk luan një ndeshje që nga 26 nëntori 2017, kur ishte i impenjuar në Turqi me Antalyaspor, me të cilët e zgjidhi kontratën në 31 janar të vitit të kaluar. Që atëherë mbeti pa klub e vetëm disa javë më parë nisi të stërvitet me Hammers. Një lloj prove e kaluar që i kanë dhënë të drejtën e kontratës deri në fund të sezonit me opsionin për rinovim, për 1,5 milionë euro. "Zgjidhet një skuadër për ambicje dhe projekt, mendoj që West Ham ka gjithcka për të qenë një nga skuadrat e mëdha të Londrës. Të kthehem në kampionatin më kometitiv në botë, me një skuadër ambicioze dhe një trajner që e njoh: është gjëja më e mirë në botë dhe jam shumë i kënaqur për këtë aventurë”, ishin fjalët e para të Nasri, që tek Hammers do të gjeje Manuel Pellegrini, trajnerin që e ka patur më parë tek Citizens nga 2013 në 2016.