Flash

Elozhet e Allegri për Ronaldo nuk kanë fund: ja përse ndryshon nga gjithë të tjerët

Lapsi.al 1 January 2019
Elozhet e Allegri për Ronaldo nuk kanë fund: ja përse ndryshon

Përsé Cristiano Ronaldo është më i miri? Përgjigjen e jep tekniku i Juventus, Massimiliano Allegri, i intervistuar nga e përditshmja portugeze Record: sulmuesi i Juventus është një koncentrat karakteristikash që e bëjnë unik, ndryshe nga gjithë të tjerët, më të fortë, më kompetitiv, më të uritur. Pasi e ka stërvitur për këtë pjesë të parë të sezonit, tekniku bardhezi nuk ka dyshim: "Nuk më surprizoi, është si e imagjinoja. Ta kem në skuadër nuk të jep më shumë përgjegjësi: ta kesh është thjesht lumturi. U ndesha me një profesionist të madh, por isha i bindur që ishte. Ka një shpirt të jashtëzakonshëm kompetitiv dhe ka ndihmuar rritjen tonë. Cdo ditë do të jetë më i miri. Nga pikëpamja teknike, është e qartë se talenti i tij njihet nga të gjithë, por i kërkon gjithnjë maksimumin vetes. Le të themi se është kënaqësi ta shohësh të luajë për motivin e thjeshtë se është një lojtar ndryshe nga të tjerët".

Me një lojtar të tillë, duhet të synosh maksimumin: "Kampionati është objektiv natyral i Juventus, ndërsa Champions duhet të kesh edhe fat që ta fitosh. Cfarë i kërkoj Cristiano? Gola! I kërkohet gjithnjë atë që njeh më mirë e me një natyralizëm impresionues. Atëherë e dimë që më parë se do të jetë në dispozicion të skuadrës me një përulësi të madhe. E kjo është vlera e jashtëzakonshme e Cristianos, gjithnjë shembull për të gjithë. Ai është i përqendruar, si në ndeshje ashtu dhe stërvitje. Është i tillë në cdo moment të ndeshjes, edhe kur i mbërrin një top i vetëm në 90 minuta".

Të këshilluara

Chelsea, të ardhura rekord për 2018

Kthimi në Champions League sezonin e kaluar dhe shitjet e disa lojtarëve të rëndësishëm si Diego Costa e Juan Cuadrado, i kanë lejuar londinezëve të regjistrojn...

20:36

2018, viti i dështimit të Christian Panucci-t

Pritshmëritë e 2018 ishin krejt të kundërta me ato që morëm në harkun e një viti që premtonte shumë: me një short të ditur në Kupën e Kombeve, me një trajner që...

15:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI