Flash

Dita e parë e vitit/ Banorët e Astirit në rrugë kundër shembjes së banesave të tyre

Lapsi.al 1 January 2019
Dita e parë e vitit/ Banorët e Astirit në rrugë kundër

Në ditën e parë të Vitit të Ri 2019, banorët e Astrit sërish kanë protestuar, tashmë prej 59 ditësh pa ndërprerje kundër prishjes së banesave të tyre.

Tashmë, banorët e Astirit nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblimin në vlerë 100% të pronës së tyre, por edhe anulimin e të gjithë projektit.

Ata shprehen se janë në rrugë kur duhet të ishin në shtëpi për të festuar dhe kjo ndodh për shkak të politikës së korruptuar.

Në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili deklaroi se protesta e banorëve do të vijojë deri me anulimin e projektit.

Sipas tij qeveria nuk ka opsion tjetër, ndërkohë që shtoi se ky regjim diktatorial duhe të rrëzohet me çdo kusht.

“Ka ardhur koha dhe është viti 2019 që me energjinë e këtyre qyetarëve, çdo qyetar në Shqipëri ti bashkohet Unazës së Re dhe të shkonjë tek Kryeministria që ta nxjerrin Edi Ramën para drejtësisë. Nëse kjo qeveri vazhdon me harbutëri dhe arrogancë qytetarët do ti japin aty atë që mertojnë. Pushtetet diktartoriale si kjo duhet të rrëzohen me çdo lloj forme. Çdo qyetar shqiptarë është gati të sakrifikojë gjithshka që ti ktheje vendit legjitimitetin. Qytetarët e bashkuar do të arrijnë që të mposhtin regjimin diktatroral të Edi Ramës. Protesta do të vijojë deri në anulimin e projektit. Nuk ka opsion tjetër për qverinë veçse të anulojë projektin. Çdo ditë rezistenca e tyre rritet po ashtu dhe kredibiliteti i tyre.”– u shpreh Balliu.

Të këshilluara

Zjarr masiv në kodrat e Radhimës (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kodrën e Radhimës në Vlorë. Mësohet se zjarri ka përfshirë sipërfaqe të madhe me pemë dhe shkurre. Zjarrfikësit po punojnë...

18:28

Më 7 janar rinis protesta e madhe studentore

Protesta e studentëve do të rinisë masivisht më datën 7 Janar. Kështu ka deklaruar studenti Igli Tola i ftuar në Fax News, ku analizoi Paktin për Universitetin ...

06:53

Zjarr në Tepelenë pranë Ujit të Ftohtë

Kodra afër Ujit të Ftohtë në Tepelenë është përfshirë nga flakët. Deri tani janë djegur 5 hektarë kullotë dhe disa pemë frutore si dardha e arra si edhe lisa...

17:10

Gjendet një femër e vdekur

Një femër është gjetur pa shenja jete dje në mesditë. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë. Vdekjen e femrës e ka konstatuar edhe mjeku. Me vendim të prokurorit trup...

16:17

Publikohet video e Ramës, shfaqet në dush

Kryeministri Edi Rama duket se do të jetë i ftuari i radhës në programin "Xing për Ermalin". Në videon promovuese të episodit pasues të këtij programi, në një s...

16:02

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI