Flash

Vit më të mirë mund të ketë vetëm atëherë, kur përgjegjësinë për fatin tënd nuk ia lë dikujt tjetër

Lapsi.al 31 December 2018
Vit më të mirë mund të ketë vetëm

Nga Astrit Patozi

Zakoni e do që sonte të mos flitet keq, ndonëse askush nuk ka vdekur. Ndoshta është e vetmja ditë e vitit, kur gati gjithëkush thërret në ndihmë dashurinë, mirësinë, përdëllimin, dhembshurinë dhe solidaritetin për të tjerët. Kudo që të jenë futur dhe të jenë fshehur ato.

Sepse është tamam koha e artë për të lënë mënjanë xhelozinë, smirën, mëritë dhe zemërthyerjet, prej të të cilave nuk shpëtojmë dot asnjëherë. Me pak fjalë, është dita për të harruar.

Për ata që bëjnë bilance, asgjë nuk ka ndodhur rastësisht dhe asgjë nuk ka ardhur në një ditë.

Ndaj mos mallkoni kot fatin e keq për dështimet dhe mossukseset, edhe nëse ato kanë dominuar vitin, që po lëmë pas. Dhe mos i kërkoni shkaktarët në qiell (në tokë, jo e jo), ndonëse kësaj bote nuk i mungojnë përbindëshat. Të cilët, në fakt, krijohen dhe ushqehen vetëm prej frikës dhe pavendosmërisë sonë.

Nga ana tjetër, mos u lusni me gotën e verës në dorë për mrekullinë, sepse ajo nuk ka për të ardhur ndonjëherë.

Nesër është dita jonë prapë, me po të njëjtat sfida dhe pengesa, sigurisht edhe me projekte e ëndrra pafund. Me njerëz të dashur plot, por dhe me “armiqtë”, që nuk i kanë lëshuar për asnjë sekondë pritat.

Miqtë e mi,

Vit më të mirë mund të ketë vetëm atëherë, kur përgjegjësinë për fatin tënd nuk ia lë dikujt tjetër.

Të këshilluara

Vdes një person në spitalin e Fierit

Familjarët e një 43- vjeçari nga Fieri po kërkojnë ndëshkimin e mjekëve që sipas tyre e lanë pacientin të vdiste për shkak të mosdhënies së ndihmës së duhur. ...

18:40

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI