Flash

Urimi Ramës për Vitin e Ri, kujton ligjet që hyjnë në fuqi në orën 00:00

Lapsi.al 31 December 2018
Urimi Ramës për Vitin e Ri, kujton ligjet që hyjnë në

Kryeministri ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2019 nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në ERTV. Ndër të tjera ai tregon edhe ligjet që do të hyjnë në fuqi më datë 1 janar 2019.

Mesazhi i plotë i Ramës

Gëzuar të gjithë në Shqipëri, Kosovë e kudo.

Me ardhjen e 2019 për çdo bebe të lindur, do të hyjë çeku i ri i bebes, mbështetje financiare për çdo prind të ri.

Mijëra sipërmarrës do të paguajnë 3 herë më pak taksa ndërsa për gjithë fermerët taksa 20% për inputet bujqësore do të shkojë më në fund 0.

Nga nesër studentët tanë do përfitojnë përgjysmim tarifash, ndërsa më të mirët dhe ata në nevojë do të marrin dhe bursë 10 mijë lekë në muaj. Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik, me parimin më i miri zgjidhet i pari.

Do të jetë fillimi i fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit. Do të nisë ndërtimi i hekurudhës së parë moderne Tiranë- Durrës

Këto janë 6 orët e fundit të kumarit në Shqipëri, asnjë familje s’do jetë më e kërcënuar. Qindra miliona euro që i ka marrë lumi do mbeten në familje.

Këto e të tjera janë frute e përpjekjeve që kemi bërë këto vite. Ky vit mbyllet me rritje ekonomike 4.5%.

Kushdo që nuk ka prekur ende asgjë na ndryshimet e bëra, kjo më motivon për të krijuar Shqipërinë që duam. E dimë që jemi ende larg drejtësisë që duam, por nëse shohim pas do kuptojmë që kemi përparuar shumë.

2019 do nisë me qeveri të re. Me besimin e madh se më e mira po vjen dhe falënderimin për reagimet tuaja, ju përcjell reagimet e mia më të përzemërta.

Të këshilluara

Vdes një person në spitalin e Fierit

Familjarët e një 43- vjeçari nga Fieri po kërkojnë ndëshkimin e mjekëve që sipas tyre e lanë pacientin të vdiste për shkak të mosdhënies së ndihmës së duhur. ...

18:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI