Flash

Rama për skandalin tek Unaza: Kompani më letra të falsikuara ka në gjithë botën

Lapsi.al 31 December 2018
Rama për skandalin tek Unaza: Kompani më letra të falsikuara ka

Në konferencën e fundvitit, Edi Rama iu përgjigj interesit të medias edhe sa i takon skandalit me tenderin e unazës së madhe. Rama theksoi se ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, nuk është shkarkuar, por zëvendësuar dhe jo për shkak të akuzave.

‘Akuzat për korrupsion dhe korrupsioni janë dy gjëra të ndryshme” u shpreh Rama.

“Sa për akuzën, kompani që hyjnë më letra të falsikuara në tendera ka në gjithë Botën, dhe një ministër nuk gjykohet nga kjo, por gjykohet nga mënyra si reagon kur fakti konstatohet. E dini ju që një kompani është shitur me letra te falsifikuara dhe askush nuk ka reaguar. Sa i takon rastit në fjalë, ky është korrupsion” - vijoi më tej Rama.

Në vijim kryeministri u shpreh se garancia  e vendosur do të vendoset në një fond social, dhe do të përdoret për banorët e zonës që preken nga ndërtimi i unazës.

“Gjiknuri nuk është shkarkuar është zëvendësuar në kuadër të atyre nëvojave dhe qëllimeve që i kam bërë publike, por ka bërë një punë transformuese për aq pak kohë sa pati. Nuk vidhen më dritat në Shqipëri, sot kemi një trasnformim rrënjësor në sistemin energjitik. Kush e bëri? Janë bërë nën drejtimin e Damian GJiknurit. Së shpejti nis puna për aeroportin e Kukësit e Vlorës, janë procese të vështira.” – deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI