Flash

Pushime në det për Vitin e Ri: Ronaldo heq fiksimin e çmimeve dhe flet për akuzat e përdhunimit

Lapsi.al 31 December 2018
Pushime në det për Vitin e Ri: Ronaldo heq fiksimin e çmimeve
2018 e Cristiano Ronaldo mbyllet me një cmim, i panumërt në karrierën e tij, por i pari që kur ka veshur fanellën e Juventus. Pasi pa të humbiste Topin e Artë dhe u anashkalua nga juritë për cmimet e Fifa e Uefa, CR7 ka marrë nderimin si lojtari më i mirë portugez në 2018. I intervistuar nga gazeta "Record", që i ka dorëzuar cmimin, Ronaldo ka folur për ndjesitë që i krijojnë cmimet të kaluara apo të ardhshëm: "Nuk jam i fiksuar nga cmimet individuale. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën të fitojë, gjithcka tjetër është një rrjedhojë natyrale. I njëjti diskutim vlen edhe për rekordet: ti thyej nuk është ide fikse, ajò që ka rëndësi është të përmirësohem gjithnjë. Nuk është e lehtë, sepse niveli teknik, taktik e fizik i të gjithë skuadrave është ngritur, të fitosh është bërë më e vështirë e për këtë duhet të punoj shumë për të qenë në majë. Të fitosh është bukur dhe më bën të lumtur, por nëse nuk ndodh nuk është fundi i botës". E pashmangshme pyetja mbi akuzat për përdhunim që erdhën nga Amerika nga ana e ish-modeles Kathryn Mayorga. Një rast që ka shënuar muajt e fundit të 2018 së Cristiano, që ka bindjen e mbylljes pozitive të cështjes: "I gjej të shëmtuara akuzat e ngritura për mua, por në të njëjtën kohë jam i qetë, sepse e kam ndërgjegjen e pastër". Në fund CR7 hap derën për Kombëtaren e Portugalisë: "Në 2019 kam ndërmend të kthehem në dispozicion të trajnerit".

Të këshilluara

2018, viti i dështimit të Christian Panucci-t

Pritshmëritë e 2018 ishin krejt të kundërta me ato që morëm në harkun e një viti që premtonte shumë: me një short të ditur në Kupën e Kombeve, me një trajner që...

15:24

Video/ Pokerin e United e kompleton Lukaku

Është një furi e vërtetë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford. Djajtë e Kuq shënojnë edhe golin e katërt përballë Bournemouth, duke siguruar tashmë fi...

19:05

Video/ Super Pogba dyfishon për United

Në Old Trafford ka një dominues: Manchester United, që shënon edhe golin e dytë përballë Bournemouth. Është përsëri Poul Pogba, që realizon dygolëshin e parë pë...

18:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI