Juventus duket se ka bërë hapa decizivë për blerjen e Aaron Ramsey nga Arsenal për sezonin e ardhshëm. Uellsiani, në stilin e goditjeve të bardhezinjve si Pirlo, Khedira, Dani Alves e Emre Can, do të mbërrinte me parametër zero edhye pse duhet ende të gjendet akordi financiar: i ndërgjegjshëm për kursimin në transfertë, Ramsey i kërkon pretendentëve 10 milionë euro në vit, një problem për dhomat e zhveshjes së cdo skuadre.
Bardhezinjtë atëherë, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, po studiojnë një formulë që lidhet me prezencat. 28 vjecari do të përfitojë 6,5 milionë euro i pagë bazë, por që do të rritet në 7 (nëse luaj 50% të ndeshjeve) ose 8 (duke luajtur 70% të ndeshjeve). Sigurisht që marrja e kartonit të mesfushorit nuk do të kishte kosto, me përjashtim të komisioneve të zakonshme në këto lloj tratativash, ndërsa agjensisë së prokuratorëve që ndjekin lojtarin mund të marrin 9 milionë euro.