Flash

Haradinaj: Në 2019 Kosova do të ketë një shans për liberalizimin e vizave

Lapsi.al 31 December 2018
Haradinaj: Në 2019 Kosova do të ketë një shans për

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova do të ketë një shans për liberalizimin e vizave vitin e ardhshëm.  Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në, u shpreh Haradinaj.

“Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje. Tani ka filluar edhe një valë e ftesave të ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Në këtë mënyrë është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim. Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim”, tha Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI