Flash

Eni Vasili: Rama mund të provokojë zgjedhje të reja! Qeveria e teknicienëve, eksperiment i dështuar

Lapsi.al 31 December 2018
Eni Vasili: Rama mund të provokojë zgjedhje të reja! Qeveria e

Gazetarja Eni Vasili thotë se kryeministri Edi Rama mund ta cojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Duke folur për 'MAPO', ajo thotë se qeverisja me teknicienë është një eksperimentë i dështuar.

“Me nga një notë negative për të dyja. Së pari sepse siç u pa gjatë këtij viti, larg sondazheve partiake, qeveria ka humbur mbështetjen e disa segmenteve të shoqërisë. Arroganca e shumë ministrave që ikën, të cilët silleshin si bajraktarë në dikasteret e tyre shumuar me arrogancën karakteriale të njohur tashmë të kryeministrit krijuan një atmosferë mbytëse që vetëm protesta e studentëve arriti ta zhbllokojë. Sa i takon qeverisë së re me emra teknicienesh mund të them se Italia disa vite më parë u bë laboratori i këtij eksperimenti politik. Edhe pse emrat e teknicienëve duke nisur me kryeministrin Mario Monti ishin me të respektuarit në nivel europian sërish eksperimenti dështoi. Opozita këtë vit është munduar të mbështesë disa kauza qytetare si ajo e teatrit apo Astirit, por nuk ka arritur të konvergojë një energji mbështetëse për veten në njerëz. Në përgjithësi protestat e këtij viti janë bërë jashtë organizimeve politike dhe ky është një nga lajmet e mira të 2018-ës. Zërat që flasin për sondazhet e brendshme të së majtës nuk përjashtojnë idenë që kryeministri t’i provokojë vetë këto zgjedhje për të dalë nga ngërçi i protestave të paralajmëruara,” shprehet Eni Vasili për 'Mapo'.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI