Pritshmëritë e 2018 ishin krejt të kundërta me ato që morëm në harkun e një viti që premtonte shumë: me një short të ditur në Kupën e Kombeve, me një trajner që deklaronte se do të bënte lojë edhe më tërheqëse se paraardhësi i tij i suksesshëm dhe me një grup lojtarësh që në 2017 e mbyllën grupin vetëm pas Spanjës e Italisë. Por 2018 ishte shumë e pamëshirshme dhe fshikulloi shpresat që me miqësoret e para të vitit.
Në mars, maj e qershor tre disfata nga më të rëndat, e nëse kishte një fytyrë të shpëtuar kundër Norvegjisë, tre golat e vëllezërve të vegjël të Kosovës, por që në atë ndeshje u duken viganë, pasuar nga pokeri i Ukrainës së Shevcenkos ishin pak të thuhen turpërim. Indicje se gjërat duheshin parë pak me më këmbë në tokë, por që në mabjentin e kombëtares shpejtuan ti fshijnë me deklaratat e tipit: ishin vetëm miqësore.
E vërtetë ishin të tilla dhe duheshin testuar module e lojtarë. Por kjo u bë kaq e modës, me Panuccin që nuk gjeti kurrë një zgjidhje definitive, sa edhe kur u godit nga dëmtimet, që duhet pranuar se ishin të shumta, askush nuk e mori shndërrimin alternativ të detyruar si justifikim. Nëpër rrjetën e italianit kaluan shumë e shumë lojtarë që sot ndoshta tekniku nuk i mban mend as emrat, por ato që i diktuan më shumë rrugëtimin ishin mungesat e Roshit e Sadikut, për të cilët Panucci nuk gjeti kurrë kurë.
E pra karikimi për Ligën e Kombeve nuk mungoi, një turne i ri me ambicje të mëdha e ku besonim, Panucci përfshirë, se do të fitonim jo vetëm grupin, por edhe divizionin duke shkuar në Euro 2020 për të dytën herë në history në eleminatoret e një kompeticioni të tillë. Xhaka iluzionoi aq shumë, sat ë gjithë filluan të krijonin bindje, sepse pas Izraelit të rrëzuar në Shqipëri pengesa dukej vetëm ajo Skocia e aq shumë problemeve, sa për herë të parë në historinë e saj nuk futej si favorite kundër kuqezinjve. Në Hampden Park ndodhi gjithcka ishte parë vetëm në ëndërrat më të këqija: dominim total i skocezëve dhe dy gola që fundosën Panuccin, por jo justifikimet, sipas të cilave kishim pësuar humbje me episode.
26/03/18 FRI Albania 0 – 1 Norway
29/05/18 FRI Albania 0 – 3 Kosovo
03/06/18 FRI Albania 1 – 4 Ukraine
07/09/18 UNL Albania 1 – 0 Israel
10/09/18 UNL Scotland 2 – 0 Albania
10/10/18 FRI Albania 0 – 0 Jordan
14/10/18 UNL Israel 2 – 0 Albania
17/11/18 UNL Albania 0 – 4 Scotland
20/11/18 FRI Albania 1 – 0 Wales
Statistikat flisnin krejt kundër, por kohë kishim një muaj përpara Izraelit dhe për të mirën e kombëtares i gjithë ambjenti media përfshirë e mori të mirëqenë. Tetori ishte i zi dhe psikologjikisht i tmerrshëm, me një skuadër që nuk ishte në gjendje të ngrinte moralin edhe kundër Jordanisë jastëk. Miqësore që rëndoi idetë e italianit, por ndoshta na dha një lojtar më shumë, atë Myrto Uzunin që debutimin perfekt e përplasi në shtyllë dhe jo në rrjetë.
A do mundej një skuadër e tillë të shndërrohej në katër ditë për transfertën e Izraelit, kjo mbetej për tu parë, por për tu kuptuar ishte kuptuar dhe herët madje. Të mundur 2-0 nga gabime foshnjarake, me një skuadër të paorganizuar, të brishtë e që kapej vetëm pas disa aksioneve interesante, por jo efikase, shanset e kualifikimit u shndërruan në pamundësi matematike e me rrezikun potencial që humbja me Skocinë në Loro Borici mund të blindonte jo vetëm vendin e fundit, por edhe një rrëzim një Divizion me poshtë, gjë që u shmang vetëm sepse Qipro ishte në një vit edhe më te keq se ne.
E megjithatë leksioni që morëm në Shkodër nga skocezët ishte nga ato edukativë. Panucci reflektoi dhe kuptoi nga 0-4 se ofensivë që kishte konceptuar ishte jashtë realitetit ku jetonte dhe ndryshoi. Ndryshoi në fishekun e tij të fundit: miqësoren me Uellsin që ishte ajo që mund të ndryshonte ekuilibrin e peshores. E vendosi Balaj sfidën ku pritshmëritë ishin mbi Bale, kombëtarja u kthye të luajë me sistemin e vjetër racional dhe tekniku mori votëbesimin, që sic duket ia vlejti duke e mbajtur në piacë, edhe me rezultate katastrofike, aq sa tashmë mbi të hedh sytë Roma…2018 nuk paska qenë kaq e keqe, për Panuccin është fjala.