Flash

Zbardhet masakra e Elbasanit, si u ekzekutuan 3 persona në atentat

Lapsi.al 30 December 2018
Zbardhet masakra e Elbasanit, si u ekzekutuan 3 persona në atentat

Mbrëmjen e djeshme tre persona me background kriminal u ezkekutuan në një atentat mafioz në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan - ish Kombinati Metalurgjik, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit në ora 21:15.

34-vjeçari Endrit Alibej, xhaxhai i tij 56-vjeçar Arben Dylgjeri dhe një mik i tyre turk, 51-vjeçari Erdal Duranay, u ekzekutuan sapo hipën në një makinë tip 'Range Rover', pasi kishin darkuar tek restoranti. 18 plumbat e kallashnikovit, të derdhura nga autorë të paidentifikuar ende nga policia, tek makina shkaktuan vdekjen e menjëhershme të Alibejt dhe Dylgjerit. Shtetasi turk ndërroi jetë rrugës për në spital.

(Shtetasi turk) 

Për të gjetur gjurmët e autorëve janë marrë pamje të kamerave të sigurisë si dhe janë shoqëruar dhjetëra persona.

Objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm nga hetimi i kryer rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë. Aktualisht pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e prishjes së pazareve të drogës pasi 34-vjeçari elbasanas Alibej ka qenë në vitin 2013 i arrestuar për trafik droge në Itali.

Endrit Alibej është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Ata u kapën me 10 milionë euro drogë. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.

Menjëherë pas ngjarjes Policia njoftoi se ngriti postblloqe në të gjitha rrugëkalimet. RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë si dhe kryen kontrolle për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Në vendin ku ndodhi atentati shkoi edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mbrëmjen e djeshme. Gjithashtu një grup hetuesish nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI