Flash

Video/ Manchester United i Solskjaer shkatërrimtar: "armiqtë" e Mourinhos po i jepin kreditet norvegjezit

Lapsi.al 30 December 2018
Video/ Manchester United i Solskjaer shkatërrimtar:

Tre fitore në po aq ndeshje, që kur Ole Gunnar Solskjaer është ulur në pankinën e Djajve të Kuq. I fundit në radhë, i fundit për vitin kalendarik 2018, është Bournemouth, që u rrëzua në goditjet e Pogba, Rashford e Lukaku. Çuditërisht të tre, "armiqtë" e shpallur të Jose Mourinhos, po i japin kreditet teknikut norvegjez, ish-Molde.

https://streamvicdn.r.worldssl.net/uploads/1546187672.mp4

Dy gola në fillim të lojës nga Paul Pogba, e çuan kuotën e mesfushorit në katër, në tre ndeshje. E të mendosh që Special One ankohej për rendimentin e francezit në mesfushë, sepse për golat kritikat i adresoheshin të tjerëve.

https://streamvicdn.r.worldssl.net/uploads/1546189408.mp4

Duke qenë tek të tjerët, Marcus Rashford, i frustruar aq sa po mendonte largimin nga Old Trafford shënoi golin e tretë për United, pak përpara mbylljes së pjesës së parë, duke u konfirmuar edhe ai nën drejtimin e Solskjaer një lojtar i rilindur. Baby Face Assasin, si quhej norvegjezi kur luante në Old Trafford, i kishte specialitet golat dhe shifrat janë entuziaste: përligjin lojën e kërkuar me zë të lartë nga publiku i Manchester dhe statusin me të cilin vinte tekniku, si ish-sulmues.

https://streamvicdn.r.worldssl.net/uploads/1546190087.mp4

12 gola në vetëm tre ndeshje, askush si United në këto tre javë, vetëm se dicka duhet të rishohë me kujdes tekniku: në të treja ndeshjet prapavija e United nuk ka mundur ti mbyllë takimet pa pësuar. 3-1 ndaj Huddersfield dhe 1-5 në transfertën me Cardiff dhe sërisht pëson në goditjen me kokë të Ake, në sfidën e fituar ndaj Bournemouth.

https://streamvicdn.r.worldssl.net/uploads/1546190202.mp4

Sinjali tjetër që dëshironte të merrte tekniku, në ndryshim me portugezin që e kishte demoralizuar psikologjikisht, ishte goli i Romelo Lukakut, që nuk mbahet mend kur kishte festuar për herë të fundit në Old Trafford.

https://streamvicdn.r.worldssl.net/uploads/1546192757.mp4

35 pikë për Djajtë e Kuq që janë vënë në ndjekje të Arsenal, në vendin e pestë me vetëm 3 pikë më shumë. Zona Champions duket e paarritshme (për momentin) me Chelsea në kuotën e 43 pikëve, por me një ecuri të tillë cdo gjë është e mundshme dhe ajo që është më e rëndësishme është se për momentin në Old Trafford skuadra e Solskjaer po i zbavit të gjithë.

Të këshilluara

Video/ Pokerin e United e kompleton Lukaku

Është një furi e vërtetë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford. Djajtë e Kuq shënojnë edhe golin e katërt përballë Bournemouth, duke siguruar tashmë fi...

19:05

Video/ Super Pogba dyfishon për United

Në Old Trafford ka një dominues: Manchester United, që shënon edhe golin e dytë përballë Bournemouth. Është përsëri Poul Pogba, që realizon dygolëshin e parë pë...

18:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI