Flash

Tragjike/ Mbyten 2 persona në rezervuarin e Bradomirës (emrat)

Lapsi.al 30 December 2018
Tragjike/ Mbyten 2 persona në rezervuarin e Bradomirës (emrat)

Dy persona kanë humbur jetën sot në Pogradec pasi janë mbytur në rezervuarin e fshatit Bradomirë. Ata kanë gjetur vdekjen teksa ishin duke peshkuar. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktimat janë Arben Pupa, 50-vjeç dhe Ramazan Kojtari 56-vjeçar.

Trupi i pajetë i Pupës nga fshati Bletas është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të policisë në vendngjarje. Vijojnë kërkimet për 56-vjeçarin Kojtari banues në fshatin Bradomirë. Një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI