Flash

Video / Premier League: rrëzohet Tottenham, fiton Fulham i Ranieri

Lapsi.al 29 December 2018
Video / Premier League: rrëzohet Tottenham, fiton Fulham i Ranieri

TOTTENHAM-WOLVERHAMPTON 1-3: Një humbje me peshë të rëndë, në ndeshjen e të shtunës pasdite në kuadër të javës së 20-të të Premier League, për Tottenham, që rrëzohet 3-1 në shtëpi përballë Wolverhampton. Ka hapur Kane (22'), pastaj kanë rikuperuar miqtë me Boly (72'), Raul Jimenez (84') dhe Helder Costa (87'). Një shans i humbur për Spurs për të shtuar presionin ndaj Liverpool kryesues.

https://www.youtube.com/watch?v=CqxTi9xtwGo

LEICESTER-CARDIFF 0-1: Dhelprat, skuadra e momentit pas fitoreve kundër Chelsea dhe Manchester City, kanë ndalur befasisht në shtëpinë e ullesianëve të Cardiff. Në pjesën e parë Maddison dhe Albrighton i janë afruar shumë golit, por Etheridge, portieri i Cardiff, është shumë i kujdesshëm. Etheridge u bë protagonist në 15 minutat e fundit të ndeshjes, duke pritur një 11-metërsh të Maddison. Cardiff, pas 45' minutave të para thuajse totalisht në mbrojtje, del në sulm në fund, duke krijuar disa raste të mira në shtesë për të shënuar golin e fitores me një konkluzion të shkëlqyer të Camarasa në minutën e 92'

https://www.youtube.com/watch?v=GcuiqHaXFKo

FULHAM-HUDDERSFIELD 1-0: Fiton "inextremis" edhe Fulham, me Ranieri që merr një fitore me peshë të rëndë në fund të një beteje të vërtetë. Një ndeshje shumë e ekuilibruar deri në fund të pjesës së parë, me raste të barabarta nga të dyja krahët. Në pjesën e dytë, merr forcë Fulham që me Chambers, Bryan dhe Mitrovic nuk arrin të gjejë golin e avantazhit. Fitorja dukej se po avullonte kur portieri mik Lossl, dhjetë minuta nga fundit, shpëton skuadrën e tij nga një 11-metërsh i Kamara, por fjala e fundit i takon Mitrovic, që në të 91' ndëshkon kundërshtarin me një goditje të bukur.

https://www.youtube.com/watch?v=DnWBYEoDjCY

BRIGHTON-EVERTON 1-0: Zhgënjejnë "Tofees", të mundur në një ndeshje që mund të legjitimonte ambicjet e tyre për katet e larta të klasifikimit. Richarlison më aktivi, pavarëisisht përpjekjeve nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Golin e fitores së Everton e shënon Locadia në të 59'.

WATFORD-NEWCASTLE 1-1: Një pikë në një ndeshje të ekuilibruar dhe argëtuese. Një pikë për një në një garë të balancuar dhe argëtuese. Ëatford kërcënon në fillim me Deulofeu që mbyllet nga portieri Dubravka. Pastaj janë miqtë ata që kalojnënë avantash në minutën e 29' me Rondon me një goditje të bukur me kokë. Sërish venezueliani më pas dfishon por goli anullohet për pozicion jashtëloje. Ëatford shtyn përpara në në kërkim të një barazimi, i cili vjen në të 82' me Doucourè. Po Doucourè, në shtesë, mund t'i dhuronte fitoren të tijve, por gabon shënjestrën.

https://www.youtube.com/watch?v=TTHmRAMPmNo

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI