Flash

Uefa për çështjen Koulibaly: "Nuk u respektua protokolli anti-racizëm"

Lapsi.al 29 December 2018
Uefa për çështjen Koulibaly: "Nuk u respektua protokolli

Vlerësim për vendimet e institucioneve të futbollit, por edhe konstatimi se nuk është respektuar protokolli kundër episodeve të racizmit në stadiume. Ky është pozicioni i FIFPro (Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve) e Uefa në lidhje me ngjarjet në Inter-Napoli, me koret raciste kundër Kalidou Koulibaly. "FIFPro e Uefa dënojnë me forcë ofendimet raciste ndaj lojtarit të Napolit, Kalidou Koulibaly, të mërkurën e kaluar gjatë ndeshjes së kampionatit në Milano. Të dy organizmat - informon një komunikatë e publikuar në faqen zyrtare të Uefa - duartrokasin masat e menjëhershme të marra nga autoritetet e futbollit italian, që kanë dënuar Inter me dy ndeshje pa tifozë dhe mbylljen e pjesshme të stadiumin për ndeshjen e tretë".

"Sidoqoftë - shkruhet në komunikatën e Uefa - FIFPro e Uefa janë shumë të shqetësuara për këtë incident të papranueshëm racist e nga ajo që duket si një mungesë e respektimit të protokollit anti-racizëm i ndarë në tre faza. Koulibaly ishte objekt i koreve raciste, e pavarësisht lajmërimeve nga speaker i stadiumit, koret nuk u ndalën. Për më tepër, duket se stafi teknik i Napoli i ka tërhequr disa herë arbitrit për fyerjet që vinin për mbrojtësin e tyre. Të dyja organizatat janë të mendimit se koret raciste drejt Koulibaly, që u larguar nga fusha pas kartonit të dytë të verdhë, janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në futboll. FIFPro e Uefa mbështesin autoritetet futbollistike italiane në cdo masë që do të merret për tiu kundërvënë racizmit në stadiume, duke qenë se bëjmë një politike të tolerancës zero".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI