Flash

Itali: Firenze, tjetër përplasje mes tifozëve ultras

Lapsi.al 29 December 2018
Itali: Firenze, tjetër përplasje mes tifozëve ultras

Tre ditë pas vdekjes së Daniele Belardinelli, incidente në reja janë regjistruar mes ultrasve në Itali. Tifozë të Torinos, të drejtuar për në Romë për ndeshjen me Lazio, dhe të Bologna, për në Napoli për sfidën kundër skuadrës së Ancelotti, janë përplasur në një pikë shërbimi në autrostradën A1 afër Firenze.

Dy grupet kanë shkëmbyer grushta dhe shqelma si dhe kanë gjuajtur me gur një tjetër autobus të tifozëve granata, të papërfshirë në sherr.

Sipas policisë, duket se kanë qenë ultrasit e Torinos, që i janë drejtuar atyre të Bologna të cilët i janë përgjigjur provokimit menjëherë: situatë që ka degjeneruar në sherr ku janë përdorur shishe dhe rripa pantallonash. Përplasja duket se ka përfunduar kur një gur (i hedhur nga tifozët bolonjezë, sipas hetimeve të para të Digos) ka thyer xhamin e një tjetër autobusi të granatave, të cilët nuk kishin lidhje me situatën. Tifozët kuqeblu në këtë pikë ja kanë mbathur për t'u ndaluar më pas nga forcat e rendit në autostradën A1 të Arentino-s ndërsa autobusi i tifozëve të Torinos pasi është "riparuar" me disa kartona në vend të xhamit të thyer është rinisur drejt Romës.

https://twitter.com/matteosalvinimi/status/1078959848535064576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1078959848535064576&ref_url=https%3A%2F%2Ftorino.corriere.it%2Fsport%2F18_dicembre_29%2Ftifosi-torino-aggrediti-ultra-bolognesi-autogrill-spaccati-vetri-pullman-granata-2c8be1ee-0b4f-11e9-aa07-eb4c2c5595dd.shtml

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI