Flash

Goditet banda e kokainës, 5 shqiptarë të arrestuar në Itali

Lapsi.al 29 December 2018
Goditet banda e kokainës, 5 shqiptarë të arrestuar në Itali

Pesë shqiptarë përfunduan në prangat e patrullës policore. Shefi, një 40-vjeçar, i njohur në polici, u identifikua dhe u arrestua në Toskanë. Ai kishte ikur nga Perugia dhe ishte vendosur në Versilia, por u gjet.

Oficerët e policisë i dorëzuan atij vendimin e gjykatës për arrestimin, duke përfunduar në burgun "San Giorgio di Lucca", në dispozicion të hetimeve.

Sipas asaj që është zbuluar nga hetimet, shqiptari përdorte 4 të rinj, kryesisht 20 vjeçar për dërgesat në shtëpi të kokainës.

Për të shmangur kontrollet dhe dyshimet, ai i alternoi ata çdo 2 ose 3 muaj, për të parandaluar kështu policinë nga identifikimi i tyre si tregtarë të drogës.

Dhe për ta bërë këtë, ai merrte të rinj nga Shqipëria që qëndronin rreth 3 muaj atje duke zbatuar rregullat e zonës Shengen. Kushti i vetëm ishte që të kenë pasaportë të vlefshme.

Por, policia në Perugia i zbuloi ata, falë përgjimeve, hetimeve në zonë dhe dëshmitarëve.

Blerësit ishin kryesisht shumë të rinj, të tërhequr edhe nga cilësia e produktit, mbi mesataren, por mbi të gjitha me kosto të ulët.

Grupi hidhte doza me 0.40 gram, ndryshe nga zarfi tradicional prej 1 gram.

Pasi bosi është kapur, banda është çmontuar. Tregtarët u kthyen në Shqipëri.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi: Qeveria e Surrelit ra!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që drejton në Vlorë. Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se qeveria e Ramës...

20:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI