Flash

Dhunon të afërmin dhe i merr automjetin, arrestohet nga policia bashkë me një femër

Lapsi.al 29 December 2018
Dhunon të afërmin dhe i merr automjetin, arrestohet nga policia

Policia e Elbasanit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në lagjen "Haxhias", ku një shtetas me iniciale B.M, ka dhunuar me sende të forta një shtetas tjetër me iniciale A.G, të njohur mes tyre. Policia thotë se pas dhunës së ushtruar, shtetasi B.M, i ka marrë automjetin dhe është larguar.

Pas kallëzimit në lidhje me këtë ngjarje, policia ka gjetur mjetin, ka shoqëruar shtetasin e dyshuar, bashkë me një femër.

"Kjo e fundit dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit, për të tërhequr kallëzimin. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera", thuhet në njoftim. Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI