Flash

Bulqizë, prej 8 muajsh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 31-vjeçarit

Lapsi.al 29 December 2018
Bulqizë, prej 8 muajsh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i

Një 31-vjeçar nga Bulqiza i cili rezultonte i zhdukur prej 8 muajsh është gjetur i pajetë. Policia thotë se bëhët fjalë për shtetasin Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës.

Trupi i pajetë, i dekompozuar është gjetur mesditën e sotme (29 dhjetor) në fshatin Gjuras në Bulqizë.

"Në afërsi  të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç,  cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik", sqaron policia e Bulqizës.

Artur Lleshi u zhduk në mënyrë misterioze në Maqedoni, ku ai punonte si çoban.

Familjarët në atë kohë bënë denoncim në Shqipëri e Maqedoni.

Për Lleshin kanë qarkulluar disa teza, mes të cilave edhe përfshirja në trafikun e drogës, por familjarët  e mohojnë kategorisht një mundësi të tillë.

Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterioze./ora news

Të këshilluara

Monika Kryemadhi: Qeveria e Surrelit ra!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që drejton në Vlorë. Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se qeveria e Ramës...

20:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI