Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Vrasja në Bulqizë, kreu i komunës tregon si ndodhi ngjarja e rëndë (VIDEO)

Lapsi.al 28 December 2018
Vrasja në Bulqizë, kreu i komunës tregon si ndodhi ngjarja e

Dhëndri është vrarë nga njerëzit e nuses në banesën e tyre në Bulqizë, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe dy persona të tjerë.

Viktima, 40-vjeçari Adriatik Jella, është nga fshati Gjoricë. Ky i fundit një ditë më parë kishte plagosur me thikë kunatin, duke i prerë veshët.

Gjithçka kishte nisur pasi dhëndri i kishte plagosur djalin, pas kërcënimeve të vazhdueshme që u bënte atyre pasi ishte ndarë nga gruaja.

Dhëndri u qëllua me dru pas koke, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Kryetari i Komunës deklaroi se Jella e kishte lënë gruan rreth 3 muaj më parë. Çifti kishte 2 fëmijë.

"Ai (Adriatik Jella) kërkonte të merrte sërish gruan. Ata (familja) nuk ia jepnin. Kanë pas konflikte ata" - shprehet kreu i Komunës, i cili shton se kanë qenë edhe fëmijët prezent gjatë sherrit. Sipas tij, fëmijët janë të traumatizuar.

https://www.youtube.com/watch?v=V5PkYBlbH9w&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI