Flash

The Independent: Një guidë për Tiranën (FOTO)

Lapsi.al 28 December 2018
The Independent: Një guidë për Tiranën (FOTO)

Media prestigjioze britanike “Independent” ka publikuar një artikull të gjatë për Tiranën. Gazeta përshkruan se si pas dekadash izolim, vendi i fundit i pazbuluar i Europës ka vendosur të modernizohet dhe të tërheqë vizitorët.

Kryeqyteti i tij, Tirana është në zemër të këtij plani, shkruan “Independent”.

Fluturimi i parë me kosto të ulët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë filloi në prill 2018, kur “Ëizz Air” hapi linjën London Luton-Tiranë. Ndërsa qyteti historik është në mes të ndryshimeve masive si pjesë e projektit shumë ambicioz “Tirana 2030”, të ideuar nga zyra milaneze e arkitekturës “Stefano Boeri Architects”, që do të rikrijojë kryeqytetin e Shqipërisë, duke e mbushur me unaza të shumta me hapësirë të gjelbër, shkolla të reja publike dhe godina që respektojnë mjedisin.

Për të gjithë ata që pëlqejnë aventurat “Independent” sugjeron Malin e Dajtit, ku mund të zhvillohet ngjitje me biçikletë, parashutizëm, alpinizëm, ecje ose të vizitosh “Adventure Park”.

Në shkrimin e saj gazeta përmend edhe Parkun Rinia për të cilin shkruan se “është i këndshëm, ndodhet në qendër dhe mban firmën ‘I Love Tirana’ të cilën e keni parë në mijëra foto”.

Për të shijuar hapësira të gjelbra më të mëdha “Independent” sugjeron “Parkun e Madh të Liqenit që ndodhet vetëm 15 minuta më në jug dhe shumë më i gjerë. Aty ndodhet një liqen, lëndina, kopshti zoologjik i qytetit dhe Pallati Presidencial i Shqipërisë me bazamentin e tij të gjerë”. 

Sipas gazetës, vendi më i mirë për të qëndruar ështe hotel Plaza në qendër të kryeqytetit dhe me dhoma nga 110 euro.

“Bunk’Art 1 dhe 2” janë të tjera destinacione që janë përzgjedhur nga “Independent” për të vizituar në Tiranë. Të dy kanë qenë vend strehimi rezistente ndaj bombave të ndërtuara nga regjimi i Enver Hoxhës të cilat janë transformuar në ekspozita dhe hapësira për evente ku ekspozohen objekte arti dhe historike. Këta bunkerë prej betoni ia vlen të vizitohen dhe i madhi është aq gjigant, saqë ka edhe një teatër.

Për të marrë leksione historie, sipas “Independent”, “Muzeu Historik Kombëtar ka shumë ekspozime të së shkuarës së vendit. Në pjesën ballore të godinës ndodhet një mozaik i famshëm i realizmit socialist nga periudha komuniste, ku tregohen disa shqiptarë krenarë që punojnë fuqishëm dhe plot dinjitet”.

“Kalo kryqëzimin e Lumit të Lanës për të arritur tek Piramida e Tiranës, që u ndërtua si një monument dhe muze në kujtim të Hoxhës. Sot ndodhet gati në mjerim, por shumë i përshtatshëm për të bërë disa foto”, vazhdon “Independent” që e mbyll këtë artikull duke përshkruar disa karakteristika të kryeqytetit të Shqipërisë, duke nisur nga mënyra si funksionojnë bakshishet në lokale, e deri tek transporti publik dhe këmbimi monetar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI