Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Ndryshimet në qeveri/ Elva Margariti ministre e Kulturës, largohet Mirela Kumbaro

Lapsi.al 28 December 2018
Ndryshimet në qeveri/ Elva Margariti ministre e Kulturës, largohet

Sot, në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka emëruar në postin e ministres së Kulturës, arkitekten Elva Margariti.

Elva Margariti është koordinatore e programeve të studimit në fakultetin e Shkencave të Natyrës,  te Universiteti "Zoja e Këshillit të Mirë". Margariti ka qenë dhe koordinatore Kombëtare e Programit "100 Fshatra", program i cili kishte si synim zhvillimin e zonave rurale në Shqipëri. Këtu duket se ka lindur bashkëpunimi mes kryeministrit dhe Elva Margaritit.

Për këtë program Rama u shpreh në qershor të këtij viti se "nën modelin e Rilindjes Urbane, ky program  fokusohet  tek turizmi dhe agrobiznesi, ndërsa do financohen ndërhyrje në infrastrukturë. "100 fshatrat" janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, atij rural".

Të këshilluara

Rama largon Ahmetajn, Bushatin, Gjiknurin

Edi Rama vazhdon të largojë ministrat në Asamblenë Kombëtare të PS ditën e sotme. Pas largimit të Lindita Nikollës, Rama deklaroi se kishte vendosur të largo...

11:07

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI