Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Ndryshime në qeveri, reagon Basha: Kjo është një tallje e madhe për shqiptarët

Lapsi.al 28 December 2018
Ndryshime në qeveri, reagon Basha: Kjo është një tallje e
Lideri i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri. Sipas Bashës, Rama mund të vendoste dhe shoferin e tij ministër, e askush mos ta ndalonte.

Sipas tij, kryeministri u tall me qytetarët shqiptarë ditën e sotme.

 “Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur për 5 vite me radhë, sot ka bërë talljen me shqiptarët, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë. Edi Rama sot mund të kishte  vendosur ministër shoferin e tij, mund të kishte vendosur ministër parukieren e tij,”-u shpreh Basha.
Basha u shpreh dhe se ministrat e larguar janë të korruptuar. Për ta nuk mjafton vetëm shkarkimi, por duhet të dalin përpara drejtësisë.
"Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar, ata duhet të dalin para drejtësisë. Me aktin e sotëm, Rama tregoi se nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveri me oligarkët dhe krimin. Ajo që u ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonim dhe disa thellësisht të korruptuar. Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Edi Rama po bën aktet e një të marri. Çdo shqiptar e ka kuptuar, peshku është qelbur nga koka”, deklaroi Lulzim Basha.
 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI