Flash

Napoli ngre zërin dhe akuzon: "Ndeshje e trukuar, u minua besueshmëria e kampionatit"

Lapsi.al 28 December 2018
Napoli ngre zërin dhe akuzon: "Ndeshje e trukuar, u minua

Nata e gjatë e Inter-Napoli nuk është mbyllur akoma. Pas vendimit të Gjykatësit Sportiv, që sanksionoi klubin zikaltër për koret raciste e skualifikoi për dy ndeshje Koulibaly e Insigne, Napoli, përmes avokatit të tyre, Mattia Grassani, ka njoftuar anikimimin: "Do marrim pak kohë të studiojmë ngjarjen - ka deklaruar për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli – Me shumë mundësi do të ankimojmë për dy ndeshjet pezullim të Insigne, ashtu si për Koulibaly për duartrokitjet ndaj arbitrit".

"Rregullorja flet qartë: ndeshja duhej ndërprerë - ka ashpërsuar tonet Grassani – Ashtu si e pranoi edhe prokurori federale Pecoraro, duhet ndërprerë sipas rregullores, që në pjesë të ndryshme nuk u aplikua, ashtu si buon sensi i Mazzoleni. Ndeshja u trukua nga atmosfera. Një ndërprerje do të ishte një sinjal i fortë. Nëse do të ishim marrë masa në pjesën e parë, ndoshta fyerjet do të ndalonin dhe Koulibaly nuk do të kishte kërkuar ndërprerjen. Besoj se është minuar besueshmëria e kampionatit, duke dhënë një imazh të shëmtuar të futbollit tonë: stadiumet nuk duhen konsideruar vende ku njerëzit shkojnë për tu zbavitur".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI