Flash

Modric refuzon rinovimin me Real: ja kush qendron pas kësaj lëvizje

Lapsi.al 28 December 2018
Modric refuzon rinovimin me Real: ja kush qendron pas kësaj lëvizje

Modric me fanellën e Inter është një hipotezë që ngjan me konkretizim. Ëndërra e merkatos që bëri të flaës për gjithë verën e kaluar, kthehet përsëri në aktualitet në faqet e spanjolles As. Sipas të përditshmes, Topi i Artë, kontrata e të cilit me merengues përfundon në 2020, ka refuzuar propozimin e rinovimit të klubit spanjoll e ka në dorë propozimin e zikaltërve për një dy vjecar prej 10 milionë euro në sezon.

Në gazetën iberike shkruhet se lajmi vjen direct nga Telemadrid, sipas të cilëve futbollisti kroat ka refuzuar ofertën e parë të rinovimit të klubit Blanco, duke qenë se ka në duar edhe ofertën e Inter. Sipas asaj që bën të ditur Piero Ausilio, drejtori sportiv i zikaltërve, një tentativë e re nuk përjashtohet, duke legjitimuar lajmin që vjen nga Spanja: "Ëndërruam së bashku. Një tentativë e re? Në futbollin e sotëm moh thuaj asnjëherë kurrë..."

E sipas As, Inter po provon përsëri, edhe pse gazeta specifikon se tek Real janë të qetë e me besim se do të arrijnë një akord me mesfushorin, që është në pritje vetëm të një oferte superiore ndaj të parës. Nëse akordi nuk do të gjendet, verën e ardhshme klubi kampion i botës mund të jetë i detyruar të shesë Modric për të mos e humbur me parametër zero një vit më vonë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI