Flash

Flet i plagosuri në Laprakë: Briseldën nuk e kisha të dashur, ja pse na qëlluan

Lapsi.al 28 December 2018
Flet i plagosuri në Laprakë: Briseldën nuk e kisha të

Tirana u trondit nga një vrasje makabre në zonën e Laprakës, ku një 17-vjeçare humbi jetën pasi mori plumb në kokë, dhe një 23-vjeçar u plagos.

Pas ngjarjes së rëndë, ku i plagosuri flitej të ishte i dashuri i vikimës, Erion Benga ka folur ekskluzivisht për “Fax News” duke sqaruar më tje rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa hoshi poshtë pretendimet se ai ishte i dashuri i 17-vjeçares Briselda Gjinkollaj.

Ai tha se e ndjera ishte vajzë me parime dhe vijonte shkollën, ndërsa prej 10 muajsh ishte në lidhje me një mikun e tij.

“Nuk kam qenë asnjëherë i lidhur me 17-vjeçaren. Briselda kishte 10 muaj e lidhur me mikun tim.10 ditë më parë kishim konflikt me personat në lokal pasi ngacmuan Griseldën nga tavolina tjetër dhe kjo mjaftoi që të konfliktoheshim bashkë. Në ditën e ngjarjes ne shkuam si zakonisht në lokal, ata ishin aty. Nuk i njoh me emra asnjërinë, vetëm fytyrat. Në momentin që nisëm makinën, dëgjuam krisma, plumbi i parë goditi Griseldën në kokë, ra pa ndjenja. Ktheva kokën për t’a parë, aty më qëlluan dy herë në shpatull. Në makinë ishim katër veta, shoku im që ishte i lidhur me vajzën. Isha në gjendje të ngisja makinën, shkuam shumë shpejt në Spitalin e Traumës. Griselda ka qenë pa ndjenja që nga goditja në makinë. Griselda ishte një vajzë shumë e mirë, thashetheme kanë qarkulluar këto dy ditë. Nënën e ka në Itali, ndërsa babain e ka në Mirditë, ishte e ëma ajo që e ndihmonte nga ana financiare. Ajo në Tiranë jetonte me të vëllain dhe motrën e saj të vogël. Ajo ishte vetëm në shkollë, nuk ishte e punësuar dhe ishte vajzë me parime”, është shprehur Benga për Fax News.

Ndërsa foli lidhur me akuzat e dy viteve më parë, ku sipas policisë kishte shantazhuar një femër me publikimin e një videoje intime, Benga u shpreh se kjo video nuk ekziston, dhe gjithçka e kishte bërë për të marrë paratë që i kishin borxh.

“Videoja e shumëpërfolur e para dy viteve nuk ekziston. Unë nuk kam kërcënuar asnjë njeri, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia. Ia kisha dhënë një gruaje 45-vjeçare borxh, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia”, – u shpreh Bengo.

Të këshilluara

Greqi/ Shqiptari gjendet i vdekur në burg

Një shqiptar u gjend i varur në një qeli. Viktima Gëzim Shekaj, 33 vjeç nga Vlora, u mbajt në burg përtej afatit. Shekaj e kishte përfunduar kryerjen e dënimit ...

14:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI