Flash

Fabregas-Chelsea divorc i pashmangshëm: për spanjollin, Milan ka konkurencë

Lapsi.al 28 December 2018
Fabregas-Chelsea divorc i pashmangshëm: për spanjollin, Milan ka

Aventura e Cesc Fabregas me fanellën e Chelsea është praktikisht e mbyllur, aq sa mesfushori spanjoll, kontrata e të cilit skadon në qershorin e ardhshëm, po negocion në këto ditë detajet e likuidimit të kontratës me Blues, me qëllimin për tu larguar nga Londra që në janar. Është e bindur gazeta spanjolle Marca, që citon një burim pranë lojtarit: "Do të jetë një projekt i ri europian".

Gazeta spanjolle mbetet e kujdesshme dhe nuk zbilancohet në emrin e ri të destinacionit të ish-mesfushorit të Arsenal e Barcellona, por bën të ditur se do të mësohet shpejt. 32 vjecar majin e ardhshëm, Fabregas nuk gjen më hapësira në mesfushën e Maurizio Sarri, në hierarki pas Jorginho, Kanté e Kovacic.

Ky është motivi që lojtari do të ndryshojë ambjent dhe po bisedon me Chelsea për tu larguar nga Anglia në janar me parametër zero, ose me një shumë të vogël në favor të Blues. Në gjurmët e tij është prej kohësh Milan, në kërkim të një mesfushori me kualitet dhe eksperiencë, por destinacioni më i mundshëm për momentin, shkruan Marca, është Monaco, ku Fabregas do të rigjente Thierry Henry, me të cilin ka luajtur në kohët e Arsenal.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI