Flash

Braçe u ironizua nga studentët, por do drejtojë Paktin për Universitetin

Lapsi.al 28 December 2018
Braçe u ironizua nga studentët, por do drejtojë Paktin për

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar jo pak kur mes të shkarkuarve të kabinetit qeveritar ishte edhe zv/kryeministrja Senida Mesi.

Në vendin e saj, kreu i qeverisë emëroi deputetin socialist, Erion Braçe. Detyrë për Braçen, siç u shpreh Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS do të jetë drejtimi i Paktit të Qeverisë për Universitetin në dialogun me studentët për t’i dhënë zgjidhje tetë kërkesave të tyre përmes planit të ekzekutivit me 12 pika.

Braçe ishte person i ironizuar gjatë protestës studentore.

Para pak ditësh, studentët e kanë ndjekur deputetin socialist Erion Braçe kur ka dalë nga Parlamenti dhe po ecte në pedonale duke iu drejtuar me thirrjet: “Turp” dhe “I duam tarifat sa Erion Braçe”.

Vetë deputeti u ka thënë të ruajnë etikën duke drejtuar ndaj tyre edhe disa epitete.

Të këshilluara

Greqi/ Shqiptari gjendet i vdekur në burg

Një shqiptar u gjend i varur në një qeli. Viktima Gëzim Shekaj, 33 vjeç nga Vlora, u mbajt në burg përtej afatit. Shekaj e kishte përfunduar kryerjen e dënimit ...

14:44

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI