Flash

2018 rekord fitimesh për Mayweather: boksieri lë pas dy futbollistë

Lapsi.al 28 December 2018
2018 rekord fitimesh për Mayweather: boksieri lë pas dy

Floyd Mayweather vazhdon të jetë sportiti më i paguar i planetit, në listën e publikuar nga revista Forbes për vitin 2018. Sipas asaj që është regjistruar nga SportEconomy dhe është sjellë në faqet e Forbes, boksieri e ka mbyllur vitin me një përfitim prej 275 milionë dollar. Nuk ka pothuaj rival Mayweather, sepse dy rivalët që e ndjekin janë pothuaj 100 milionë dollarë pas dhe janë të dy futbollistë.

Me 84 milionë dollar nga kontrata me Barcelonën dhe 27 milionë të ardhura nga kontratat sponsorizuese dhe e drejta e imazhit, Lionel Messi është i pari nga futbollistët dhe i dyti në renditjen e përgjithshme të sportistëve më të paguar. Një kënaqësi personale për Pleshtin (111 milionë dollar në total), mund të jetë fakti se ka lënë pas rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldo.

Edhe pas kalimit të tij tek Juventus, CR7 nuk mjaftohet kurrë, por është në kërkim të rekordeve të reja për të arritur, edhe mbi ato rekorde që i takon po vetë portugezit, në fushë dhe jashtë saj. Fenomeni i Funchal e ka mbyllur 2018 me një fitim rekord personal prej 108 milionë dollarë të fituar, nga të cilat 61 milionë nga Juventus, të cilave i shtohen 47 milionë nga kontratat publicitare aktive. Nga këto, 27 janë vetëm të sponsorit teknik, Nike.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI