Flash

Video/ Tragjedi në San Siro: vdes një tifoz i Inter, i shtypur nga një furgon me tifozë të Napolit

Lapsi.al 27 December 2018
Video/ Tragjedi në San Siro: vdes një tifoz i Inter, i shtypur nga

Tragjedi në San Siro përpara Inter-Napoli: ka humbur jetën, për shkak të plagëve të rënda, tifozi interist që është përplasur nga një furgon me tifozë napoletanë. Pa vlerë ndihma e dhënë në Spitalin San Carlo dhe ndërhyrja kirighike me urgjencë për 35 vjecarin. Nga ndërtimi I parë i fakteve, ngjarja ka ndodhur në përfundim të përplasjeve mes tifozerive në rrugën Sant'Elena rreth orës 19:30.

Një furgon me tifozë të Napoli ka mbetur i bllokuar nga sulmi i tifozëve zikaltër me shkopinj dhe zinxhirë. Personat në makinë kanë zbritur dhe ka nisur përleshja. Një tifoz i Napoli është goditur me thikë lehtë ndërsa të tjerë kanë pësuar trauma. Tifozi zikaltër është përplasur nga furgoni që po largohej nga zona e sherrit. Gjendja e personit ka qenë menjëherë e vështirë dhe është shtruar në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike, që nuk arriti ti shpëtonte jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=nA2V2sp2TUE

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI